fbpx

Ganimete Musliu u gjuan kunja LDK e VV por nuk e kursen as Ramush Haradinajn!

  02 Oct 2017

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në fjalimin e saj në Parlamentin e Kosovës ka thënë se nuk mund ta pranojë që LDK-ja është bërë mekanizëm e Vetëvendosjes.

Musliu më tej ka thënë se edhe Ramush Haradinaj ka qenë në hapa për të rënë në “rrjetin e merimangës” së Vetëvendosjes, por pasi hyri me PDK në koalicion doli triumfues.

“E shoh që në çdo fillim të Seancës e shoh komunikimin e jashtëzakonshëm dhe mirëfillte të VV me LDK. Të gjitha i kisha pranuar si deputete e këtij Parlamenti por që Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet mekanizëm i Vetëvendosjes këtë kurrë asnjëherë nuk e kisha pranu.

Edhe Ramush Haradinaj gati ra në rrjetën e merimangës se LVV por në atë kohë shkoj-ke drejtë dështimit, por në momentin që u shkëput nga kjo Lëvizje ai u kthye edhe njëherë si triumfues në këtë parlament”, ka deklaruar Musliu.