fbpx

Ganimete Musliu ‘kapet’ me deputetët e LDK e në veçanti me Driton Selmanajn të cilit i kujton diçka, shkak i kapjes është Kadri Veseli

  08 Dec 2017

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës i ka dalë në mbrojtje kryetari të partisë, Kadri Veseli, raporton Gazeta Blic.

Musliu i është drejtuar deputeteve të LDK-së në veçanti deputeti Selmanaj të cilit i tha se ju LDK po shitni moral këtu në Kuvend kinse për gjuhën e ashpër që po përdoret në Kuvend.

Ajo më tej ia ka kujtuar Selmanajt edhe fyerjet e kritikat që dikur ai ia kishte bërë Kadri Veselit në kohën sa ishte analist politik.

“Ju deputetet e LDK-së dhe ju zotëri Selmanaj që moralizoni kinse për përdorimin e fjalëve në Kuvendin e Kosovës për shkak të atyre që na shikojnë. Ju të cilë Zotëri Veseli nuk ka as babe as nane as motër as vëlla as grua e fëmijë, ju z.Selmanj për tre vite keni akuzuar Kadri Veselin në emisionin “Click” të rtv 21 , e tash po vazhdoni edhe në cilësinë e deputetit”, ka deklaruar Musliu.

Ndryshe sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur Seanca për shqyrtimin e programit qeverisës të Qeverisë Haradinaj.

Edhe në këtë Seancë ka pasur përplasje të shumta mes opozitës e pozitës.