fbpx
Gani Geci te Kodra e Minatorëve: Ky është shqiptari që ia ofruan gjysmë milioni euro për shitjen e shtëpisë, por nuk e shiti

Gani Geci te Kodra e Minatorëve: Ky është shqiptari që ia ofruan gjysmë milioni euro për shitjen e shtëpisë, por nuk e shiti

  21 Sep 2021

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka qëndruar sot në kodrën e Minatorëve në pjesën veriore të Mitrovicës, ndërsa ka pirë kafe në natyrë me Besnik Gjakën, njërin prej banorëve të kësaj pjese.

“Sot më datën 21 .09 2021 isha për një vizitë të shkurtër në veri të Mitrovicës. Lu/fta tani është me Drona e jo me Tanksa e me Autoblinda. Shembull shikojeni luftën Armeni-Azerbajxhan”, ka shkruar Geci në Facebook.

Ai në një video të postuar ka ironizuar duke thënë se qëllimi i kësaj vizite ishte që të tregonin pak patriotizëm.

Më tej ai ka shtruar se Besnik Gjakës i janë ofruar gjysmë milioni euro për shitjen e shtëpisë, por ai ka refuzuar.

“Me fetsën e Besnik Gjakës, banor i pjesës veriore të Mitrovicës, sot kemi ardhur tek përmendorja e minatorëve, që të pimë kafe dhe t`iu kallxojmë pak patriotizëm. Besnik Gjakës iu kanë ofruar gjysmë milioni euro e nuk e ka shitur dhe është një prej banorëve të pjesës veriore të Mitrovicës që ka tri diploma dhe nuk punon askund. Jemi veshur kuq e zi me qenë më patriotë se pa u veshur kuq e zi nuk je patriot”.