Gani Geci padit RTK-në, i kërkon kaq para si dëmshpërblim
Ish-deputeti i Kosovës dhe ish-ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook njofton se ka paditur transmetuesin publik.
Geci sipas dokumenteve të paraqitura, i ka kërkuar RTK-së 998 000.00 mijë euro dëmshpërblim.
Ish-deputeti i Kosovës thotë se një pjesë të këtyre mjeteve do t’i ndajë për ndërtimin një shkolle, ndërsa një pjesë tjetër për vajzat jetime të Bekim Kastratit, ish-gazetarit të gazetës “Bota Sot”.
Ja postimi i tij i plotë:
E kam paditur RTK-në dhe kërkoj 998 000.00 € dëmshpërblim për shkak te “CENIMIT TE INTEGRITETIT PERSONAL “
Integriteti personal është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ja çfarë shkruan në Padin e time kundër RTK-së që tanimë e kam dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Pasi KPM me ka dhënë të drejtën në ankesën e tij kundër RTKs dhe RTK -en e ka dënuar me 5 000( pesë mijë)€ gjobë dhe Bordi i Ankesave e ka vërtetuar denimin kundër RTK-s për shkakë te shkelje të ligjeve informative në fuqi nga ana e RTK-së.
Tani une Gani Geci kam shfrytzëzuar të drejtën e tiime juridike dhe kam paditur RTKnë për cenim të Integritetit personal dhe kam kërkuar kompensim të dëmit jomaterial në vlerë prej 998 mijë euro.
Parat e fituara nga kjo padi shumicën e tyre do ti dhuroj per shkollim e fëmijëve të dëshmorëve.
Një pjesë do t’ua dhuroj vajzave jetime të Bekim Kastratit (gazetarit të” Bota Sot”) i vrarë në atentatin kundër nesh me 19 .10.2001, ku mbeta i plagosur edhe unë.