Gani Geci flet per antentatin ndaj tij 16 vite me pare!
Te nderuar qytetarë të Drenicës e Kosovës
Sot më 19 .10. po bëhen 16 vjet nga kur në një atentat të organizuar mirë dhe të paguar mirë u vranë gazetari i gazetës Bota sot Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku, pjesëtar i Njësisë mbrojtëse të presidentit Ibrahim Rugova si dhe më plagosën mua rëndë.
Në fjalimn e para ca ditësh presidenti Hashim Thaçi e pranoi faktin se Gjykata Speciale e formuar dhe e votuar nga vetë PDK-ja e Haahim Thaqit është mashtrimi që Bashksia Nderkombëtare ia ka bërë Kosovës dhe se kjo gjykat po bashkpunon me Serbinë dhe se ma shumë po ka ndikim Serbija se sa Kosova. Për mua kjo është e pavërtetë sepse secila Gjykat qe deri me tash i ka trajtuar problemet e Kosovës i ka trajtuar drejt .
Edhe Gjykata e Hages edhe GJND -ja të edhe EULEK- kanë gjykuar drejt!
Te nderuar qytetar Kosova nuk ka guxu të formojë Gjykatë Speciale për të luftuar krimet e luftë siç e kanë bërë ish-republikat e Jugosllavisë që ishim të përfshira në luften e fundit .
Kjo Gjykatë fokusin e ka të zbardhë vrasjet e civilëve të pafajshëm .
Serbia dhe serbet janë përgjegjës qe vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë edhe atë me numer mjaft të madh.
Por kriminel ështi sikur ai qe vrau 13 mijë shqiptarë qe e kishte një qelim mbajtjen e Kosovës nën okupim, sikur ai që dha urdhër dhe pagoj para që në nji prit të organizuar më 19.10.2001 vrau 2 shqiiptarë Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin. Pra a ka dikush mem tregua çfarë dallimi kanë kriminelët serbë me këta kriminelët shqiptarë?
Kriminelet serb me urdhëra u mobilizuan dhejtëra e mijrëa ushtarë e paramilitarë, i moren armet dhe u nisen për të vrar mbi 13 mijë shqiptarë të kosovë .
Ndërsa kriminelët shqiptarë, kuptohet, në numër pak mët ë vogël, pra 10-tëra ose më pak, dhanë urdhera e u mobilizuan, I morën armët nga shtëpitë u nisen na e zunë pritën e më plagosën mua e m’i vranë shoket të të cilët të gjithë ne 4 veta ishim ushtarë të UÇK-së.
Pra me urdhera vepruan edhe serbët edhe shqiptarët që vranë shqiptarë!.
Serbet fillimisht me mjetet e tyre të informimit propaganduan se në uhgtarët e U&ÇK-së jemi terroristë, ndërsa pas lufte shqiptarët me mjete të tyre të informimit na propaganduan se në jemi tradhëtarë.
Na vranë bijt e serbëve sepse në ishim nacionalistë e këta ishinn dhe janë komunist në shpirt e më zemër.
\