Gani Geci dorëheqjen e Armend Zemajt nga kreu i shëndetësisë

Gani Geci dorëheqjen e Armend Zemajt nga kreu i shëndetësisë

  05 Jul 2020

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëhqejen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj. “Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë.Thjesht nuk e din këtë zanat .

Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci. KALLXO.com po raporton nga Klinika Infektive në lidhje me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe sot.

Klinika Infektivës është rrethuar me shiritat policor pas hetimeve që janë duke kryer policia dhe prokuroria për vdekjet e mistersme që kanë ndodhur dje dhe po dyshohen se pesë viktima janë shënuar edhe sot. Burimet brenda policisë i kanë thënë KALLXO.com se ka dyshime për mosfunksionim të aparateve të oksigjenit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.