fbpx

Gani Dreshaj publikon foto të një personi duke blerë vota

  19 Dec 2017

Zgjedhjet lokale për kryetarin e ri të Istogut duket se nuk do të përfundojnë ende. Dy kandidatët për të cilët istogasit votuan tri herë, Gani Dreshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së vazhdojnë të jenë të bindur se kanë fituar mandatin për të udhëhequr me Istogun në katër vitet e ardhshme.
Pas rezultateve të djeshme pas numërimit të votave që nxorën fitues Rugovën me një diferencë të vogël votash, sot ka reaguar Dreshaj.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi, në të cilat sipas tij shihet se si janë blerë vota për kundërkandidatin e tij Rugovën.
Ja postimi i plotë i Dreshajt:
Miq, shikojeni një pjesë të krimit të organizuar gjatë procesit zgjedhor.
Në foto mund të shikoni nga prapa kapon e blerjes së votave për Haki Rugoven, Qaush Shpatollin.
Ai i barti votuesit e komunitetit ashkali, ndërsa kjo bëhej në mënyrë zingjirore, votuesi merrte paratë për votë, e kishte një përcjellës, ndërsa Shpatolli priste tek vetura për ti kthyer.
Në foto mund të shikoni paratë e votueses në dorë.
Qaush Shpatolli, kreu i krimit të blerjes së votave i ka ndërruar disa vetura dhe tabelat e regjistrimit për të kryer këtë punë.
Ky person njihet me precedent penal në Istog për vepra të ndryshme të kryera vazhdimisht.