Gani Dreshaj me akuza të rënda ndaj Haki Rugovës
Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kandidatit të LDK-së dhe kryetarit aktual, Haki Rugovës.
Në Tribuna Chanel ai ka thënë se në kohën kur Ibrahim Rugova kishte themeluar LDK-në, Haki Rugova kishte themeluar një parti tjetër, së bashku me Gjergj Dedajn.
Madje, sipas tij, Familja e Haki Rugovës e kishte “lëqitur” familjen e Ibrahim Rugovës.
Kandidati i AAK-së ndër të tjera ka thënë se Rugovës do të duhej që t’i viheshin prangat, ditën pas debatit te Jeta Xjarra, ku u publikuan fakte se Komuna e Istogut i ka dhënë tender djalit të tij.
Dreshaj ka akuzuar ndër të tjera Rugovën se ka shtëpi edhe jashtë Kosovës.
Theme : Good News Lite