Gabimi i Hitlerit, që i kushtoi me humbjen e Luftës së Dytë Botërore

  15 Oct 2017

Pushtimi i Gjermanisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1941 doli të ishte katastrofa e fushatës ushtarake të Hitlerit.
Fyhreri dërgoi 4,5 milionë trupa për të pushtuar një vend, me të cilin kish firmosur një marrëveshje mos-sulmimi. Ky ishte një gabim fatal, sepse Britania, armiku më i fortë i Gjermanisë, ishte shumë e pafuqishme në atë kohë.

Pas disfatës së Francës, Britania bëri një vendim pragmatist, me tërheqjen e trupave të saj nga Franca, për shkak të sulmeve intensive nga toka dhe ajri që po bënte Gjermania. Ndërsa forcat britanike u tërhoqën, atyre iu desh të linin pas një pjesë të konsiderueshme të armatimit të tyre të rëndë.

Në momentin kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, Ushtria Britanike kishte mungesë të armatimit të rëndë dhe transporti motorik. Atyre gjithashtu u mungonin koncepti dhe përvoja operacionale, për t’i rezistuar një pushtimi gjerman. Hitleri bëri gabimin fatal që nuk i dha goditjen përfundimtare.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të përfshinte Bashkimin Sovjetik, një vendim që lehtësoi presionin mbi Britaninë. Kjo i lejoi vendit të rimobilizojë forcat e veta ushtarake për të vazhduar luftën kundër Gjermanisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pushtimi i Bashkimit Sovjetik krijoi një barrë të madhe në makinën ushtarake gjermane, pasi Hitleri nuk ishte i përgatitur për një luftë dimërore. Forcat gjermane nuk e morën veten kurrë nga kundërsulmi i dimrit i sovietëve. Në fund të vitit 1942, gjermanët po luftonin në mbrojtje në Bashkimin Sovjetik.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.