Futbollisti që u refuzua nga Lepenci pranë kalimit te PSG (Foto)

  25 Oct 2017

Ishte i padëshiruar tek Lepenci i Kaçanikut. Hapsirat e pakta që pata tek kjo skuadër bëri që të largohej shumë shpejtë nga “Besnik Benguca”. Tani që është shndërruar në një yll botëror, historia rikthehet prapa.
Futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Levanten, në La Liga, Enis Bardhi, është pranë kalimit te PSG.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat thonë se PSG, ka dërguar menaxherë në Spanjë, për të parë Bardhin.


Ndërkohë, Bardhi luan për Kombëtaren Maqedonëse, ndërsa si lojtar ka dalë nga Shkupi.
Bardhi u transferua këtë verë nga Ujpesti për te Levante ku ka shënuar dhe gola.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.