Një episod absurd dhune është shfaqur në fund të një ndeshjeje të rinjsh të luajtur së fundmi, shkruan AlsatM.
Të rinjtë e ligës rajonale janë përplasur në fund të ndeshjes dhe nuk kanë munguar as shufrat e hekurit, në qytetin Monteroni, në Itali, në ndeshjen në mes Futura Monteroni dhe shkollës së futbollit nga Brindizi, “Euro Sport Academy”.
Miqtë, me një postim në Facebook, denoncojnë agresionin e kundërshtarëve në dhomat e zhveshjes.
Një grup prej katër futbollistësh të skuadrës vendëse i ka rrahur, duke përdoruar edhe shufrat e hekurit.
E kanë pësuar keq disa lojtarë miq, duke marrë plagë të ndryshme: një hundë e thyer, një prerje në dorë, një dhëmb i thyer dhe plagë të tjera.
Theme : Good News Lite