FSHATI KU NUK VOTOI ASNJË QYTETAR

  19 Nov 2017

Në fshatin Banjskë të komunës së Vushtrrisë deri më tani nuk ka votuar asnjë qytetar, kështu ka thënë Veton Muja nga Demokracia në Veprim (DnV) gjatë një konference për medie ku raportoi edhe për vendet me shumicë serbe ku nuk kanë shprehur interesim për ta kryer obligimin qytetar.

Sipas Veton Mujës nga DnV-ja kjo ka ndodhur pasi banorëve serbë në këtë fshat po u bëhet thirrje që të mos dalin në votime.

“Në përgjithësi në lokalitetet me shumicë serbe, banorëve të komunitetit serb po u bëhet thirrje për të mos dalë për të votuar. Raste të tilla janë raportuar në komunën e Vushtrrisë përkatësisht në fshatrat Grac dhe Banjskë dhe në komunën e Obliqit”, tha Muja.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.