FOTO/Reperi me famë ndërkombëtare i propozon Encës martesë!

  24 Dec 2017

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes sa i përket lajmeve të ndryshme për të

Këtë herë ajo ka rënë në sy të reperit të njohur gjerman Nimo, i cili e ka takuar këngëtaren dhe duket se ka patur mbresa shumë të mira prej saj.

Në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një foto ku shkruan:

“Kam njohur një shqiptare, të cilën do e kisha martuar nëse do të kisha mundësi”,-shkruhet në foto ku ata shfaqen së bashku.

Gjithashtu krahas fotos ai ka shkruar një frazë të një nga këngët të Encës, “A po tpelqen”.

Të jetë duke menduar për një bashkëpunim? Ndërkohë këtë vit Enca është komentuar mjaft edhe pas zënkës me reperin Noizy dhe largimit të saj nga grupi OTR.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.