fbpx

FOTO/Noizy skena të nxehta me dy vajza seksi

  16 Dec 2017

Noizy nuk di të ndalet! Pas videoklipeve “100 kile”, “Ak47”, pas bashkëpunimit me Varrosin “Big Daddy”, bashkëpunimit me Ledrin “Dje dhe sot”, së shpejti pritet të publikojë videoklipin e ri që do i shtohet radhës së videoklipeve të këtij viti.

Këtë herë pamjet në klip duket se do jenë më të nxehta, këtë e ka zbuluar vetë Noizy në një video të postuar sot në Instagram ku tregon një sekuencë shumë të shkurtër nga klipi.

Në video shihen dy vajza super seksi, me të brendshme duke u puthur me njëra tjetrën ndërsa Noizy krah videos shkruan: “Bora…”, duke lënë të kuptohet se me siguri ky do të jetë titulli i këngës.