FOTO/Ja çka kishte thënë Molliqaj për Albin Kurtin, kur u nominua për Kryeministër

  15 Dec 2017

Anëtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, muaj më parë ka pasur fjalë të mëdha për themeluesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Ai kishte shkruar në Facebook, se posti i kryeministrit të Kosovës i takon Albinit, për shkak se posedon guxim, vendosmëri, dije. Dhe të gjitha këto e bëjnë Albin Kurtin prijës për ndryshime në Kosovë.

Por si duket gjërat tashmë kanë ndryshuar, sipas raportimeve në medie në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes, ishte pikërisht Molliqaj ai i cili ka kërkuar që Albin Kurti të mos jetë kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përplasjet rreth kësaj po vazhdojnë tash e disa ditë, por disa anëtarë të VV-së, kanë mohuar se këto mosmarrëveshje mund t’i shkaktojnë një ndarje Vetëvendosjes.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.