FOTO/Dëshmorja e UÇK-së e dinte se do vritej, por ishte e lumtur

  14 Dec 2017

Gazeta studentore “Bota e re” që u kthye në organ të luftës për lirinë e Kosovës me 4 janar të vitit 1999, kishte shkruar një artikull për dëshmorën e UÇK-së nga Krajkova, Luljeta Shala.

Në përvjetorin e parë të rënies, gazeta raportonte se ajo e kishte parandjerë se do të vritej. Duke iu referuar bisedës me që ka pasur me familjen, gazeta shkruante se Luljeta ishte nisur për Shqipëri por duke u lënë porosi familjarëve që të mos hapin të pame kur ajo të vritet.

“Jamë shumë e gëzuar që po shkojë në Shqipëri. Edhe nëse vritem jam e lumtur se po vdes për Kosovën. Ju mos më qani dhe as mos mbani zi për mua”, ishte porosia e Luljetës e cila me 14 dhjetor 1998 ishte vrarë në Pashtrik bashkë me të fejuarin e saj, Hysen Bujupin dhe shumë ushtarë të UÇK-së

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.