FOTO/Deputeti i VV-se:Do ta largojme nga Vetevendosja Dardan Molliqajn,eshte shantazhues!

  14 Dec 2017

Grafitet që dikur i kanë shkruar për oponentët politikë, sot i kanë adresuar ndaj njerëzve të partisë së tyre.

Në muret e selisë së Vetëvendosjes, të enjten, janë shkruar grafite, që nga përshkrimi i tyre, duket të jenë kundër Albin Kurtit dhe mundësisë që ai të rikthehet në krye të partisë.

Por, këto grafite të vendosura në shumë pjesë të kryeqytetit, i cilëson si të pranueshme anëtari i kryesisë së “Vetëvendosjes” Xhelal Sveçla, raporton KTV.

Sveçla nuk përjashton mundësinë e ndarjes së partisë dhe largimit nga Vetëvendosja të Dardan Molliqajt, të cilin e quan shantazhues.

Sveçla ka thënë se gjatë ditëve në vijim, do të thërrasin mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, në përpjekje për të zgjidhur problemet në parti. Këto përçarje brenda Vetëvendosjes, që dikujt t’i mohohet e drejta e kandidimit për kryetar të partisë, analisti Imer Mushkolaj i cilëson si banale.

Ndërkohë, në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes kishin komunikim të ftohtë me të parin e partisë, Visar Ymeri. I vetmi që komunikoi me të gjatë kohës sa ishte në seancë ishte deputeti Dardan Sejdiu.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.