Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Fisnik Ismaili, i cili ka ofenduar me nënë drejtorin e “Gazeta Express” Berat Buzhala.
Gashi, ka krahasuar këtë rast me atë të ish-ministrit për kthim dhe komunitete, Aleksandër Jabllanoviç i cili u shkarkuar pasi ofendoi nënat shqiptare, për çka kërkoi reagim qytetarë ndaj deputetit Ismaili, të cilin e quajti edhe “të krisur”.
“Reagim qytetarë ndaj deputetit të krisur! Jabllanoviç si ish ministër, fyente nënat shqiptare dhe e gjithë VV u quan në këmbë që të shkarkohej”, ka shkruar Gashi në një postim në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.