Me mijëra vetë janë ata që e kanë parë videon ku një karvan i ushtarëve prej 140 vetëve po niseshin nga Shqipëria në Kosovë. Ishte data 13 dhjetor i vitit 1998, kur grupi i ushtarëve të UÇK-së, udhëtonin nga Cahani i Shqipërisë, që përmes maleve të Pashtrikut, të futeshin në Kosovë që t’i bashkohen luftës për çlirim.
Moment ky që do mbetet në histori pasi 41 ushtarë të UÇK-së të prirë nga Mujë Krasniqi, u vranë nga një pritë që serbët e kishin organizuar.
Por madheshtia e këtij karvani të ushtarëve të UÇK-së, nuk do ishte shumë e aq dukshme nëse s’do ekzistonte një vidoinqizim i asaj kohe që shikohet edhe sot me aq emocion.
Ai që bëri këtë video e cila tashmë ka hyrë në histori është njëri prej pjestarëve të këtij grupit i cili fatmirësisht edhe sot është gjallë. Ai është prof dr. Nuri Behxheti, aktualisht profesor i nderuar i Fakultetit Juridik i Universitetit të Prishtinës.
Një një bisedë për Magazina.al Behxheti që konfirmuar se ai është autor i kësaj video e cila mbetet si materiali i vetëm i një dite të madhe historike e cila sot shënon 19 vjetorin.
Madje në disa momente në këtë xhirim shihet edhe vet Behxheti i veshur me uniformën e UÇK-së dhe i armatosur derisa po ecte drejt kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.