FOTO/ Nuk është as Messi as Ronaldo, por ky super-lojtar synon ‘Topin e Artë’P

  20 Oct 2017

Ylli i Tottenham, Harry Kane, është në mesin e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”. Sulmuesi anglez thotë se është nder për të që të jetë në mesin e më të mirëve dhe shpreson se në një të ardhme të afërt do ta fitojë këtë çmim.

“Është fantastike të jem në këtë listë. Të jem i nominuar në mesin e gjithë më të mirëve, është mbresëlënëse”, tha Kane.

“Mendoj se duhet të punoj edhe më shumë që të jem në podium dhe të luftoj për trofeun, megjithëse besoj se nuk është edhe larg”, shtoi ai.

24-vjeçari ka shënuar 43 gola në 37 ndeshje në vitin 2017 për klubin e Tottenham dhe për Kombëtaren e “Tre Luanëve”.