Që prej ndarjes së tij të bujshme nga Anxhelina Hadërgjonaj, nuk dihet më thuajse asgjë përsa i përket jetës sentimentale të Fatmir Hysenbelliut, djalit të biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Por duket se në lidhje me këtë çështje kemi dis atë reja dhe mjaft pikante madje. Hysenbelliu së fundmi ka udhëtuar drejt Miami-t në SHBA, nga ku ka bërë disa postime në Instagram. Deri këtu, gjithçka në rregull…
Postimi i Fatmirit
Mirëpo, nuk është dashur shumë që në Instagram-in e modeles Megi Ndokaj, gjithashtu të shfaqen thuajse të njëjtat postime, ç’ka do të thotë se dyshja mund të jetë çifti më i ri në showbiz-in shqiptar.
Postimi i Megit
Megi Ndokaj
Ata kanë postuar fillimisht pamje nga një pishinë, më pas nga një ekspozitë artistike dhe në fund, nga një club ku dallohen atletet e tyre thuajse të njëjta të markës Gucci ndërkohë që ata kërcejnë.
Postimi i Fatmirit
Postimi i Megit
Postimi i Megit
Epo nëse ata nuk janë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Miami, atëherë vërtet rastësia është sunduesja e botës, sepse axhendat e tyre paskan qenë identike./Prive/