Flet personi i cili e pa me sytë e tij aksidentin e sotëm, tregon si ndodhi ai
Rexhep Maksuti, dëshmitar i aksidentit të sotëm në fshatin Shtedim, në Podujevë ku humbi jetën një person pasi u godit nga vetura ka treguar sesi ka ardhur deri tek ky aksident.
Maksuti ka treguar se këmbësori i cili vdiq kishte sot kishte ardh nga Gjermania për ta rregulluar oborrin e shtëpisë së tij.
“Aksidenti ka ndodhur dy kerre tu shty, ai kerri tjetër u ik, ky tjetri e ka pshtue, prej qatyhit edhe u shku ngul qatje, personi i cili ka ardh nga Gjermania, për me i ble disa sene për shtëpi të vet e ka lepit për kocka në palet edhe e ka mbyt në vend”, ka treguar Maksuti për Indeksonline, banor i këtij fshati.
Po ashtu ai ka treguar se në vendin ku ndodhi aksidenti ka vazhdimisht gara me vetura, mirëpo nuk ka patrullë të policisë.
“Këtu ka vazhdimisht gara, nuk shkon java pa bo gara, tri ditë nuk shkon pa ardh naj i ri mu shty qashtu qysh u bo sot, shumë rrallë ka policë, radar nuk ka”, ka treguar Maksuti.
Ndërkohë, lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.
“Nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar, të cilët pas trajtimit të parë në Emergjencën e Podujevës, të njëjtit janë dërguar për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.
Ndërsa, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se viktima është 73-vjecar.
“Në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjecar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info