Kryetarja e Komunës së Gjakovës nga radhët e Alternativës, pas rezultateve të para të Exit Pollit tha se nuk ka pasur dyshim për rezultatin e zgjedhjeve në komunën e saj.
“Unë e kam ditë që jam e para në Gjakovë, veç u bindën edhe të tjerët, Gjakova edhe unë e kemi ditë që jam e para.”, tha Kusari Lila.
“Është ditur që këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat e kanë me përcaktu fatin e Gjakovës dhe banorët e komunës së Gjakovës qartë kanë fol se duan të vazhdojnë zhvillimin e mirfilltë të Gjakovës.,
“Kundërkandidatëve vec ju uroj karrierë të suksesshme politike, kudo tjetër e jo në Gjakovë.”, përfundon ajo.