Flet gjyqtari Kalludra: Ja pse e arrestuam Albin Kurtin e Donika Kadaj- Bujupin

  28 Nov 2017

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës.

Ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra i cili është duke e gjykuar rastin ku Albin Kurti, Donika Kadaj dhe dy deputetë tjerë të VV-së janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, konfirmoi lëshimin e vendimit për arrest.

Ai tha për KALLXO.com se arsye për arrestimin e Kurtit dhe Kadajt është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.Fillimisht Kurti ishte arrestuar të premten e kaluar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në bazë të një fletarresti nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Një ditë më pas ai qe lënë në arrest shtëpiak, me një vendim të Gjykatës së Apelit.Por mbrëmë Kurti doli për të festuar në sheshin kryesor të Prishtinës fitoren e Vetëvendosjes në Prishtinë e Prizren.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.