fbpx

Flet Delawie: A do të përfshihet Amerika në dialogun Kosovë-Serbi

  06 Dec 2017

...

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ftuar në Rubikon të KTV’së, ka folur për disa tema të aktualitetit politik në Kosovë, duke përfshirë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE’ja.


Në pyetjen nëse SHBA’ja do të përfshihet në mënyrë direkte në tavolinën e dialogut në Bruksel, ashtu siç ka kërkuar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, diplomati amerikan tha që vendi që ai përfaqëson mbështet fuqishëm dialogun, ashtu siç e ka mbështetur deri tash, por nuk tha në mënyrë direkte nëse amerikanët do të involvohen direkt në dialog.

“Ne po punojmë me përfaqësuesen Federica Mogherini për këtë dialog dhe po japim kontributin tonë. Përgjigja ime për Haradinajn është që ne mbetemi të përkushtuar në këtë dialog”, tha Delawie.

Përveç përkushtimit në dialog, Delawie tha që Amerika është gjithashtu e përkushtuar në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë ai përmendi vizitat në Kosovë dhe Ballkan të disa zyrtarëve të lartë të administratës amerikane. Ai përmendi gjithashtu takimin e Presidentit Hashim Thaçi me zv/Presidentin amerikan, Mike Pence.

Sa i përket çështjes nëse në Kosovë ka korrupsion, apo nëse kjo është thjesht perceptim, Delaëie tha që korrupsioni ekziston në vend, dhe shtoi që kjo lehtë vërtetohet me faktin që shumë njerëz kanë deklaruar vet që kanë dhënë ryshfet në raste të shumta. /gazetametro.net