Flasin analistët: Ja kush e fiton Prishtinën

  02 Nov 2017

Në Debat D Plus, me Ermal Pandurin, të ftuar mbrëmë ishin analistët Imer Mushkolaj, Arton Demhasaj, Albert Krasniqi dhe Rasim Alija.

Demhasaj tha se balotazhi në Prishtinë është i njëjti si në vitin 2013, por tani janë ndërruar rolet mes VV-së e LDK-së.“Kur flasim për përmbytje të rezultatit, nuk besoj që do të ndodhë sot”, thotë ai.

“Por, gara varet edhe nga përkrahja nga partitë tjera. VV e ka më të lehtë nëse ka mbështetje të AKR-së e AAK-së”.Në anën tjetër Krasniqi shprehet se përkrahja në Prishtinë më shumë mund t’i shkojë Abrashit se sa Ahmetit.

“Tradicionalisht elektorati i AKR-së vjen nga Gollaku ku LDK dhe shumë figura vijnë nga këto fshatra, prandaj mbështetja shkon më lehtë te Arbani”, thotë ai. “Rezultatin mund ta përmbysë në Prishtinë dalja më e madhe në zgjedhje”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.