Fjolla Morina e “kall” Dhermiun me bikinin e saj, ja ne shoqerimin e kujt eshte

Kengetarja seksi kosovare, Fjolla Morina, këtë fundvere ka zgjedhur të vijojë akoma plazhin.

Ajo është parë në Dhërmi, në vendin e preferuar të personazheve VIP. Siç e ka thënë edhe vetë më herët në intervista të ndryshme, Fjolla kujdeset shumë për fizikun e saj.

Madje ajo është shumë më mirë fizikisht tani, sesa kur ka qenë më e re, në fillimet e saj në muzikë.

Pas lindjes së fëmijës së dytë, rreth dy vite më parë, Fjolla mori disa kilogramë më shumë, por me një vullnet të jashtëzakonshëm në palestër dhe me regjimin e duhur ushqimor, ia doli që të rikthehet në formë shumë të mirë fizike, madje edhe më mirë se para shtatzënisë.

Prandaj dhe bikini i saj është mini, në mënyrë që të mbulojë sa më pak pjesë nga trupi. Në këtë mënyrë, Fjolla ka fatin të shijojë dy fëmijët e saj të mrekullueshëm dhe fizikun e saj seksi, pa u privuar nga asgjë. Ajo është shembull për femrat që lindin dhe mendojnë se pas kësaj është mision i pamundur të kthesh linjat si më parë

Mediat e ndryshme kanë shkruar gjithashtu mbi disa ndërhyrje plastike të Fjollës, si p.sh. gjoksi apo vithet, por Fjolla në intervistën me Rudina Magjistarin pohoi vetëm heqjen e dhjamit në pjesën e barkut. Në plazh, Fjolla ka qenë në shoqërinë e një djali të panjohur, të Fifit, një këngëtare shumë simaptike kosovare dhe të Xuxit, djalit me të cilin kërceu te “Dance with me”