Fizika shpjegon pse koha kalon më shpejt ndërkohë që ne rritemi

Fizika shpjegon pse koha kalon më shpejt ndërkohë që ne rritemi

  20 Mar 2019

Kaq shpejt erdhi pranvera? Një shkencëtar i Universitetit të Duke Adrian Bejan ka një shpjegim se pse ato ditët e pafundme të fëmijërisë duket që zgjatin shumë më shumë se sa ato tw tanishme. Shpjegimi është fizika.

Kjo mospërputhje e ndjenjës së kohës mund të fajësohet në shpejtësinë gjithmonë e më të ngadalshme në të cilën imazhet merren dhe procesohen nga truri i njeriut derisa trupi moshohet.

Teoria u publikua në mënyrë elektronike në datën 18 mars në ditarin e European Review.

Bejan thotë që ”njerëzit shpesh mahniten se sa shumë mund të mbajnë mend nga ditët që dukeshin të zgjatnin përgjithmonë në fëmijërinë e tyre. Nuk është se eksperiencat e tyre ishin shumë më të thella apo më kuptimplotë, është vetëm sepse ato po procesoheshin me shpejtësi shumë të madhe.”

Ai i atribuon këtë fenomen ndryshimeve fizike në trupin e moshuar të njeriut. Ndërsa rrjeti nervor dhe neuronet pjekën, ato rriten në numër dhe kompleksitet, duke e bërë rrugën për përçimin e sinjaleve më të gjatë. Derisa këto rrugë bëhen më të vjetra, ato gjithashtu degradohen duke bërë më shumë rezistencë rrjedhës së sinjaleve elektrike.

Këto fenomene shkaktojnë ngadalësim me kalimin e kohës në të cilin imazhet fitohen dhe procesohen. Kjo provohet me faktin sesi sytë e fëmijëve lëvizin në krahasim me të të rriturve, theksoi Bejan. Sepse sipas tij fëmijët procesojnë imazhe më shpejtë se të rriturit, sytë e tyre lëvizin më shpejtë duke fituar dhe duke integruar më shumë informacion.

Si rezultat i kësaj, për arsye se njerëzit më të vjetër shikojnë më pak imazhe të reja në kohë reale, duket se koha po kalon më shpejtë.

”Mendja e njeriut e ndjen që koha po ndërron kur po ndërron edhe perceptimi i imazheve. E tashmja është ndryshe nga e kaluara për arsye se pikëpamja mentale ka ndryshuar. Ditët dukeshin se zgjatnin më shumë në rini pasi që një mendje e re pranon më shumë imazhe gjatë ditës se sa e njëjte mendja në moshë më të vjetër.”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.