Fituesi me i madh i zgjedhjeve eshte Vuçic!

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovës

Kjo pasi që, sipas tij, Lista Serbe e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me 47 për qind.

“Dhe dushi i ftohtë për fund:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë – Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%.

Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!

Natën e mirë! ?”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.