fbpx

Fitores së Dreshajt i gëzohet edhe PDK, i shtohet edhe një deputet në Kuvend

  17 Dec 2017

Gani Dreshaj, sot është zgjedhur kryetar i Komunës së Istogut, duke thyer për herë të parë që nga paslufta, bastionin e LDK’së në këtë komunë.

Dreshaj ka mundur Haki Rugovën e LDK’së, për vetëm 52 vota dallim, dhe ai tani do të lë postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, për të udhëhequr këtë komunë të vogël të Dukagjinit, që është e teta që ka fituar partia e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por, fitores së Dreshajt, pak do t’i gëzohet edhe PDK, pasi vendin e tij të deputetit në Kuvend e zë, një deputet që vjen nga partia e Kadri Veselit. Fjala është për Rafet Ramën, i cili është i pari në listën e PAN, nga ata që nuk kishin arritur të fitonin votat e mjaftueshme për deputet