Qeveria e re e Kosovës vazhdimisht ka qenë në qendër të polemikave sa i përket kohëzgjatjes së saj, për faktin se si është formuar.
Vazhdimisht janë hedhur hipoteza të ndryshme se çfarë dhe si do të jetë e ardhmja e Qeverisë Haradinaj pas zgjedhjeve lokale.
Jeton Zulfaj, njohës i çështjeve politike në vend tha për Tribuna Channel se fituesit e këtyre zgjedhjeve janë LDK dhe AAK.
Andaj, nuk pret ndryshim të qëndrimit të opozitës ndaj Qeverisë, për të cilën kanë paralajmëruar mocion mosbesimi.
Edhe politologu Arbnor Sadiku tha se fuqizimi i AAK-së në rrafshin komunal e favorizon Haradinaj, por jo gjithë koalicionit qeveritar, pasi që partnerët e AAK-së, pra PDK dhe Nisma janë dobësuar.
Kosova ditën e dielën zhvilloi raundin e dytë të zgjedhjeve.
Ato u cilësuan si demokratike dhe u përshëndetën nga faktori ndërkombëtar.