fbpx
Filmi serb “Kufiri ballkanik” përshkruan hyrjen e rusëve në aeroportin e Prishtinës – Putin i ka thënë aktorit kryesor se ka qenë pjesëmarrës

Filmi serb “Kufiri ballkanik” përshkruan hyrjen e rusëve në aeroportin e Prishtinës – Putin i ka thënë aktorit kryesor se ka qenë pjesëmarrës

  14 Mar 2019

Në prag të premierës së filmit “Kufiri ballkanik” që përshkruan fundin e bombardimeve dhe hyrjen e rusëve në aeroportin e Sllatinës në Prishtinë, ka thënë aktori Milosh Bikoviq nënjë intervistë për “Nedeljnik” transmeton “Bota Sot”.

Filmi “Kufiri ballkanik” është një dramë aksioni e inspiruar me ngjarjet e 12 qershorit 1999, kur batalioni i parashutistëve rusë ka marr aeroportin e Sllatinës në Prishtinë. Gjatë ceremonisë së mirënjohjes “Medalja e Pushkinit” për aktorin kryesor Milosh Birkoviq, ai ndër tjera tregoi për takimin me Putinin dhe deklaratën se edhe ai ishte pjesëmarrës në atë kohë në atë ngjarje.

“I kam thënë Putinit se në 2019 na pret ngjarja e premierës së produksionit ruso-serb rreth asja ngjarje, ndërsa ai më tha se edhe ai kishte marr pjesë. ‘E di’, iu përgjigja. Më shikoi çuditshëm, më pas kuptova se i kishte kaluar nëpër mendje aksioni në aeroportin e Sllatinës, ndërsa unë mendova se fjalët e tij shkojnë në raport mbështetës për filmin “, ka thënë Bikoviç.

Ky film pritet të arrij në kinema në 20 vjetorin e bombardimeve të Serbisë, premiera do mbahet me 19 mars.