FFK nuk fal, denon lojtaret e Prishtines dhe Ferronikelit.

  21 Sep 2017

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur  me datë 20.09.2017  – ditë e  mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë  15-16.09.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këtë vendim:

Lorik Maxhuni – Lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të fanelës  22 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 000570M92, në procedure  për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërrylë lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VLLAZNIA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar).

Dënohet: Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.

Richard Asare – Lojtar i klubit  të futbollit  “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica  me numër të fanelës  29 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me  numër të  ID kartelës ; 000993M95 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për goditje  të qëllimët  me bërryl  lojtarin kundërshtar në ndeshjen e javës së ; V-të  ( pestë ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA ’89 – GJILANI  e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( raportet nga inqizimet televizive neni 93 paragrafi 1 pika F.) Në mungesë të  deklaratës  vetanake;

Pezullohet – Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (kompletimin e lëndës) për ndeshjet vijuese  të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar, Richard Asare, afati datë 25.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).