Feronikeli konsideron që Federata e Futbollit të Kosovës, po i hakmerret në mënyrë të turpshme.
R E A G I M
Bordi i KF Feronikelit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar sot në mes Feronikeli dhe Trepçës`89, e cila u mbyll në mënyrën me të turpshme, ku skuadrës tonë i anulohet për herën e tretë penaltia e akorduar, e dyta radhazi në këtë edicion, del më këtë konstatim:
Se hakmarrja e FFK-së, po ndodh në mënyrën më të turpshme të mundshme duke e poshtëruar futbollin kosovar në sy të botës.
Bordi i Feronikelit, i cili në mesin e përbërjes ka donatoret që më vite kanë kontribuar shumë për ta ngritur nivelin e skuadrës në një nivel organizativ me të lartë, po has në barrierën e quajtur FFK, me mekanizmat e saj.
Këto vendime të çuditshme dhe skandaloze për ne janë tendencioze dhe mirë të koordinuara për t`a dëmtuar dhe demoralizuar skuadrën tonë.
A është rastësi mendoni ju kjo që Feronikeli është e vetmja skuadër që deri me tani ju anulohen tri penallti fillimisht të akorduara, dhe dhjetëra penalti të pa akorduara!!?.
FFK, kjo është e turpshme, aq sa edhe e ulët, nëse e ngulfatni lirinë e shprehjes së pakënaqësive që kanë individët apo klubet në çdo proces që direkt apo indirekt ju prek juve si udhëheqësi.
Theme : Good News Lite