Fatmir Sejdiu zbulon arsyen për të cilën e vizitoi Isa Mustafën në shtëpi

Fatmir Sejdiu zbulon arsyen për të cilën e vizitoi Isa Mustafën në shtëpi

  19 Mar 2019

Ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu ekskluzivisht për “Gazeta Blic” ka shpalosur detaje nga takimi që kishte zhvilluar me kryetarin aktual të LDK-së Isa Mustafa, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.Atëbotë, Sejdiu thotë të jetë takuar me të vetmin qëllim, “interesin njerëzor për gjendjen e rëndë shëndetësore” të Mustafës, duke mohuar kështu se ka shfrytëzuar ketë takim për qëllime politike.

“Unë e kam vizituar thjesht me një qëllim njerëzor sepse ka pasur një gjendje shëndetësorë që është deklaruar vet, një gjendje e rëndë shëndetësore. Pa asnjë interes, pa asnjë qëllim, kam dashur që të shpreh solidarizimin tim në një moment të lig shëndetësor, për një njëri që është në kryr të një formacioni politik serioz siç është LDK -ja.

Asnjë formulë tjetër nuk është përdorur në këtë takim, kam qenë edhe me nje mik timin, e kam dëshiruar që të kaloi atë gjendje shëndetësore që e ka pasur, me pak fjalë kjo do të ishte e mire që sfidat që ka përpara LDK të zgjidhen në një kohë dhe për një bashkëpunim që ka me gjithë njërzit e LDK për të dhënë përjgigje për temat e mëdha. Nuk është bërë politikë aty, nuk ka pasur asnjë diçka tjetër nga ajo”, u shpreh Sejdiu.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:Ndryshe, në opinon dihet se Mustafa dhe Sejdiu kanë pasur raporte të acaruara, madje ky i fundit kishte deklaruar se nuk e ka as mik atë.

Isa Mustafa, kishte marrë LDK-në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun./Gazeta Blic/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.