fbpx

Fatmir Limaj: Dukagjini eshte i Nismes!

  09 Oct 2017

Dukagjini i thotë ‘PO’ konceptit socialdemokrat të Nismës

Koncepti socialdemokrat po përkrahet në secilin qytet të Kosovës
Sonte dega e Nismës, në Gjakovë ka organizuar një tubim madhështor në fshatin Dushkajë të Gjakovës.
Nisma ia ka ofruar qytetarëve të Gjakovës një kandidat ideal për të drejtuar këtë komunë.

Z.Fazli Hoxha është i gatshëm t’i shërbeje vendit të vet. Hoxha ka çka t’i jep Gjakovës dhe Kosovës.
Iu kërkova qytetarëve të Gjakovës të mos japin votë pa adresë. Nisma ua ka ofruar mundësinë qytetarëve të Gjakovës që të votojnë një kandidat të dëshmuar, e tash është në dorën e qytetarëve të kësaj komune t’i shkojnë prapa ose jo.

Filozofia jonë politike i duhet më së shumti vendit tonë.
Ne nuk kemi kohë për të humbur duke i helmuar djemtë dhe vajzat e reja. Në vend të kësaj ne jemi orientuar të jemi zëri i njerëzve të varfër, i pensionerit, zëri i punëtorit që i bëhet padrejtësi, të jemi zëri i fermerëve e ndërmarrësve.

Ne nuk besojmë duke shikuar nga prapa. Ne besojmë se e kaluara mund të shikohet për të fituar përvoje, por jo duke rrënuar.
Patriotizëm sot është më i ndihnu njerëzit të cilët kanë nevoje.
Nisma nuk premton, por zotohet.

E, ardhmja është e socialdemokracisë. Socialdemokratet do të jenë shumicë pas tre, katër viteve. Rruga që kemi nisur ne është rruga e së ardhmes.

Koha është për Nismën. Votojeni Nismën dhe numrin 31.