fbpx

Fansat tallin Iva Alikon për detajin e vendosur keq në veshjen e saj (FOTO)

  27 Oct 2017

Padyshim që Iva Aliko është një nga vajzat më të përfolura të mediave rozë

Në fillim ajo hyri në treg bujshëm me pamjen e saj të pazakontë dhe format bombastike, e më pas jeta e saj private u kthye në kryefjalën e shtypit rozë.

Lidhja me deputetin e martuar dhe fotot nudo e rikthyen sërish në qendrën e thashethemeve.

Një fotot e fundit që Iva ka postuar në Instagram ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme për shkak të një detaji.

Ajo duket e veshur me xhinkse dhe një bluze nude, por rripin e markës Gucci e ka vënë në anë të kundërt.

Togëza është e vendosur mbrapsht dhe komentuesit kanë gjetur rastin ta komentojnë këtë gafë të saj edhe nën foto.

Iva Aliko u spekulua kohë më parë edhe për lidhjen me një deputet kosovar që ajo kurrë nuk e zbuloi.