Familjarët e Haki Imerit nga Drenica, i vrarë pas lufte kanë diçka për të ju thënë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

  21 Dec 2017

Familjarët e të vrarit, Haki Imeri, i cili ishte vrarë menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, kanë disa fjalë për tre udhëheqësit e vendit tonë.

Ata përmes një postimi në rrjetin social facebook, që kanë hapur në emër të të ndjerit Haki Imeri kanë porositur udhëheqësit e vendit tonë të jenë pro funksionalizimit të Gjykatës Speciale dhe jo të dalin kundër saj.

Nëse udhëheqësit e vendit tonë, janë kundër kësaj gjykate atëherë ata janë kundër interesave të shqiptarëve dhe kundër amerikanëve të cilët e mbështesin këtë gjykatë, thuhet në postimin e tyre.

Ja reagimi i plotë bërë në rrjetin social facebook

 

Hashim Thaci Kadri Veseli ,Ramush Haradinaj duhet ta mbeshtesin Gjykaten Speciale , nese nuk e mbeshtesin duken qart se jane kunder popullit te Kosoves dhe deshirave e perpjekjeve te amerikeneve per nje Kosove pa krime te organzuara gjate dhe pas luftes se Kosoves .
Hashim Thaçi Kadri Veseli Ramush Haradinaj duhet ta kene te qarte se Amerika edhe Europa meshtesin David Shvedemanin i cili do te kryj misionin e tij m sukses .Lufta personazheve kriminale qe sot drejtojne Kosoven po verehet kudo dhe forma e tye e influences po shihen qart, forma te tjera po vertetojne veprimet presidentit Thaci dhe kyeministerit Haradinaj
Lufta dhe skenaret e tyre jane te pasukseshme.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.