Familja Geci me deklarate zyrtare pas dyshimit per atentat ndaj Gani Gecit,kerkojne llogari prej Sami Lushtakut!
Policia e Kosovës ka informata se po porganizohet atentat kunder Gani Gecit
Komunikat për shtyp e familjes Geci nga Llausha e Skënderajit
Të nderuar qytetar pardje me datën 13.11. 2017 rreth orës 11 35 minuta në derën tonë kanë trokitur dy policë hetues të krimeve të rënda nga Prishtina.
Pasi janë prezentuar me ID kartel si policë hetues para vëllaut tonë Gani Gecit dhe i kanë thënë se kanë një bisedë me Ganiun.
Ganiu i ka ftuar brenda në kullën tonë. Policët në mënyrë të qetë i kanë thënë që mos të shqetësohet por që Policia e Republikës së Kosovës ka informata dhe është duke hetuar se dikush është duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Gani Gecit.
Policia e ka pyetur vlëllaun tonë se mos rastësisht Ganiu ka ndonjë informatë apo ndonjë kërcënim eventual!Vëllau ynë Ganiu pas konsultimeve me avokatin e ka dhënjë një deklaratë para policëve hetues, deklaratë të cilën policia e ka marr me vete.
Ne familja Geci prej vitit 1998 e këndej për shkak të bindjeve politike kemi pasur shumë probleme nga disa udhëheqes të vetshpallur të UÇK-së, emrat e të cilëve tashmë i din opinioni shqiptarë.
Fillimisht me datën 19.08.1998 nga grupe kriminale që shfrytëzonin emrin e UÇK-së na është plagosur vëllau ynë Esat Geci.
Se kush dha urdhër për ta plagosur Esatin e dim saktë sepse e ka dëshmuar me deshmi Xhevdet Zeneli nga Plluzhina e Skënderajt si i akuzuar prandaj ftojm gjykatën Speciale që ta hetoj rastin e plagesës se vllaut tonë.Pas kësaj plagese nga njerëz të fuqishëm në politikën e Kosovës e sponzoruan dhe mashtruan një kusheri me benificione të ndryshme për të futur vllavrasje ne lagjen e madhe Geci
Falë syçelëslsisë sonë këtë nuk arriten. Ftojm publikisht Sami Lushtaku te spjegoj se si e shpëtoj pa e arrestuar Avni Hunën për shkak se i ka ndihmuar një ushtari të plagosur Esat Gecit. Dy muaj më vonë u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj. Shtabi i përgjithshen lëshoj një Komunikat kundër vëllaut tonë Gani Gecit komunikate cila ishte fund e krye genjeshter dhe si e tillë u hodh poshtë nga Zona Operative e Drenicës dhe e nënshkruar nga Sami Lushtaku dhe të gjithë komandantët e kësaj Zone.
Ftojmë gjykatën Speciale ta hetoj në tërësi komunikatën nr.59.
Për këtë komunikatë fillimisht u prononcua në Klan Kosova se prapa saj qendron personalisht Azem Syla por më vonë pas takimit me burra Azem Syla u betua se as nuk e ka njohur vëllaun tonë as nuk e ka shkruar por autorsinë e ka marr pasi kishte pozicionin si komandant i Përgjithshëm i UÇK -es që për familjen ishte e besueshme dhe i logjikshëm arsyetimi i Azem Sylës.
Pas kumunikatës nr.59 disa herë u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci por Zoti e shpëtoj .
Të gjitha te kqijat kundër familjes tonë burimin e kanë në Komunikatë n nr 59.
Me datën 19.10. 2001 si pasoj e komunikatës nr 59 dhe sponzorimit dha pagesës në shuma të mëdha parash këto para u ndaun për gjysmë nga persona te fuqishem me Ruzhdi Shaqirin ndërsa Agron Sylejmani nuk e dinte që kjo vrasje bëhej me pagesë. Në kë të atentat ku u tentua të vritet vëllau ynë Gani Geci, u plagos rë ndë dhe fal Zotit u sherua në kampin Amerikan Bonstill por te vrarë mbeten Bekim Kastrati gazetar i” Botës Sot” dhe Besim Dajaku trupëroj i Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova ndërsa pa plagë shpëtoj Shani Geci.
Për shumë kohë nga politika u përdor nji kusheri i joni kundër familjes sonë edhe tani po i njejti po përdoret nga politika për qellime të njejta. Arrestimi denimi pastaj lirimi me nënshkrime të politikës si dhe dalja ne media e tij përdoret si karrem i politikës për konflikte të më tutjeshme.
Ne shpresojmë se kusheriri ynë ka kuptuar lojen politike rreth tij dhe rreth burgosjes denimit dhe lirimit të tij.
Ne shpresojmë se vëllezërit,nipat dhe dhënduret e Sabit Gecit e kanë kuptuar se në mulli të kujt do shkon uji me këto nërskamza dhe lojen politike qe e luajten personat qe i dim ne se kush qendron pas kësaj . Ne i dim të gjitha prej kujt po na vjen e keqja e dim edhe kush po përdoret dhe për qka po pë rdoret kundër familjes sonë. Për vite të tëra kreu politik i UÇK-së propagondoj rrejshëm kundër vëllaut tonë Gani Gecit.
Nga hetimet tona dhe të hetuesis nderkombëtare doli i vrtetuar fakti se vrasësi kryesor ishte Agron Sylejmnani me Ruzhdi Shaqirin dhe te tjerë . Menjëherë pas atentatit ne e dim kush mbajti konferencë për media dhe tha se kjo vrasje nuk ka të bëjë me politikën por ka të bëjë vrasje me motive familjare .
Atë herë shtrohet pytja çfarë i kemi bërë ne Agron Sylejmanit nga Podujeva.
Të gjitha hetimet edhe ndërkombetare edhe hetimet tona na qojnë se deklaratat PDK-s ishin te qëllimshme për të futur konfuzion në hetimet e mëtutjeshme.
Ftojm gjykatë n Speciale ta hetoj atentatin kundër vllaut tonë Gani Gecit sepse përgaditjet për këtë atentat janë bërë menjë herë pas luftës qysh në vitin 1999 -2000. Aso kohe komandanti i policisë së Skënderajit pat ardhur ne shtëpi dhe na pat thënë të ruhemi se mund të vriteni. Afërsisht njejt po ndodh edhe tani në vitin 2017 sepse hetuesit po vijnë në shtëpi dhe po na sygjerojnë të kemi kujdes.
Ne jemi qytetar të Republikës së Kosovës dhe lirinë e lëviizjes së lirë na e garanton Kushtetuta e Kosovës dhe ne i drejtohemi organeve të Sigurisë së Kosovës që të na garantoj jetën e lirë, levizje e lirë dhe i drejtohemi posaçërisht Presidentit z.Hashim Thaçit si Gardian i Kushtetutes së Kosovës që të na garantoj lëvizjen e lirë si qytetar të këtoj vendi.
Nëse presidenti nuk na garanton lirinë e lëvizjes dhe nëse Presidenti nuk i përdor mekanizmat e shtetit për të na mbrojtur por i përdor mekanizmat shtetëror për të na kërcënuar dhe për të na shantazhuar e bërë presion që ne ta lëshojmë Kosovën siq beri ne te kaluarën atëherë ne si familje jemi të detyruar të kerkojmë ndihmë nga mekanizmat e sigurisë Ndërkombëtare dhe jemi të detyruar të organizohemi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, vetvetës dhe familjes sonë.
Me respekt,
Kryefamiljari Halil Geci