Familja Geci ka një porosi për politikën në Kosovë: I dimë të gjitha se kush janë komplotistët kundër nesh

  09 Oct 2017

Halil Geci ka bërë të ditur se Gani Geci ka pranuar një ftesë që të paraqitet para panelit të Gjykatës së Apelit.

“Për nesër më daten 26 .09 2017 në orën 10 h, vëllau ynë Gani Geci ka pranuar një ftesë që të paraqitet para panelit të Gjykatës së Apelit. Paraprakisht ne nuk e dijmë se kjo lëndë u është caktuar nga gjyqtarëve ndërkombëtarë apo vendorë për gjykim. Por unë si vëlla i madh por edhe në emër të familjes Geci ftojmë politikën e Kosovës që mos t’i futë duart në organin e pavarur që e ka emrin Drejtësi . Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush janë komplotistët kundër familjes tonë . Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush ishin atentatorët që na e plagosën vëllaun tonë me 19. 08. 1998”, ka shkruar Halil Geci.
Familja Geci, ka drejtuar një kërkesë ndaj politikanëve, duke ftuar ftojmë politikën e Kosovës që mos t’i futë duart në organin e pavarur që e ka emrin Drejtësi.

Postimi i plotë i Gecit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Për nesër më daten 26 .09 2017 në orën 10 h, vëllau ynë Gani Geci ka pranuar një ftesë që të paraqitet para panelit të Gjykatës së Apelit.

Paraprakisht ne nuk e dijmë se kjo lëndë u është caktuar nga gjyqtarëve ndërkombëtarë apo vendorë për gjykim.

Por unë si vëlla i madh por edhe në emër të familjes Geci ftojmë politikën e Kosovës që mos t’i futë duart në organin e pavarur që e ka emrin Drejtësi .

Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush janë komplotistët kundër familjes tonë .

Ne i dimë me emër e me mbiemër se kush ishin atentatorët që na e plagosën vëllaun tonë me 19. 08. 1998 .

Ne i dimë me emër e mbiemër edhe ata që paguan edhe ata që urdhëruan edhe ata që e ngrehën gishtin në atentatin kundër vllaut tonë Gani Gecit ku në këtë atentat u vranë edhe dy shoket tanë Besim Dajaku e Bekim Kastrati .

Ne e dimë kush e ka shkrua komunikatën nr: 59

Ne i dimë edhe arsyet pse është shkruar ajo komunikatë famëkeqe e përçarëse në kohë të luftës.

Të gjitha këto qe i dimë, ne i di edhe Prokuroria e Kosovës edhe Prokuroria e EULEX-t edhe Prokuroria e Gjykates Speciale dhe tash se fundmi i di edhe i gjthë populli i Republikës së Kosovës .

Tentimi i urdhëdhënsve të grupeve kriminale ka qenë që ne te përballemi si familje me këto grupe kriminale por ne nuk kemi dashur të përballemi me kriminelë.

Prandaj për çdo gjë kemi informuar organet e prokuroris së Republikes së Kosovës dhe ndërkombëtare .

Ne nuk donim të përballeshim direkt me këto grupe por prej vitit 1998 kemi njoftuar opinionin se kush janë këta kriminelë dhe grupe kriminele.

Ne gjithmonë kemi informuar organet e ndjekjes për veprimet e ktyre grupeve dhe në anën tjetër gjithmonë jemi kujdesur që ta mbrojmë familjen tone, pragun e shtepisë tonë dhe nderin tonë familjar.

Edhe mbrojtjen jemi mundua ta bëjmë duke u kujdesur që mos te biem ndesh me ligjet e Kosovës dhe ligjet ndërkombëtare .

Pas publikimit te përgjimeve te fshehta që janë bër publike kemi mundur ta kuptojmë se KFORI ka përgjime te bollshme dhe ndërkombëtaret i dinë te gjitha nga goja e vetë protogonistve politik dhe nga goja e vrasësve .

Ne nuk po kërkojmë mëshirë, ne po kërkojmë drejtësi të pavarur nga politika.

Kërkojmë nga ata që na ndihmuan ta çlirojmë këtë vend e të na ndihmojnë që ta ndërtojmë një Prokurori dhe një Gjykatë të pavarur në Republikën e Kosovës

Zoti e shpëtoftë Drejtësinë nga Padrejtësia

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.