Fakte te reja per tentim-vrasjen e Ziadin Seles

Prokurori përgjegjës për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill ka sjellë vendim për zgjerim të hetimeve në bazë të fakteve që ka Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për rastin e rrahjes së përgjakshme të kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.

”Pesë personat e arrestuar, me kërkesë të prokurorit janë ndaluar dhe ju është bërë bastisje e shtëpive. Gjatë ditës Prokuroria do të sjell vendim edhe për persona tjerë të përfshirë në këtë rast” thonë nga Prokuroria Themelore.

Personat Kire Gjorgievski dhe babai i tij, gjithashtu pjesmarrës në këto ngjarje janë në procedurë dënimi për veprën ”tentim për vrasje” të deputetit Sela.