fbpx

EXIT-POLL: PAS AHMETIT, KY KANDIDAT I VV-SË MORI MË SË SHUMTI VOTA

  22 Oct 2017

Shpend Ahmeti ka fituar mbi 46 për qind të votave në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve të exit-poll që i publikoi sot Klan Kosova.

Ahmeti del të jetë kandidati më i suksesshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, sipas rezultateve të exit-polleve.

Ndërkaq, kandidati i dytë më i suksesshëm i VV-së nëpër komuna, del të jetë Sami Kurteshi në Gjilan – tregojnë rezultatet e exit-pollit, raporton Gazeta Online Insajderi.

Sami Kurteshi ka fituar rreth 28 për qind të votave në Gjilan dhe pritet të shkojë në balotazh me Lutfi Hazirin e LDK-së.