Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Zejnullah Gruda gjatë kohës që po i përgjigjej pyetjeve të anëtareve të komisionit ka pasur një moment përplasjeje më deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.
“Të kisha lutur që të mos më ndërhysh gjatë kohës që jam duke folur unë sepse unë nuk e di a ke lexuar ti nëse ke lexuar nuk e ke kuptuar e ke keqinterpretuar. Të lutem mos na jep leksione këtu se nuk kemi ardhur për leksione sidomos leksionet prej teje”, ka përfunduar Gruda.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zemajt i cili ka thënë bash prej meje keni ardhur për të marrë leksione.
Gruda më tej ka filluar diskutimin rreth pyetjeve të shtruara nga anëtaret e komisionit duke e neglizhuar kështu Armend Zemajn./GazetaBic.com