fbpx

Eskalon situata në zgjedhjet lokale në Kosovë, ndodh përleshja fizike në mes këtyre personave!

  22 Oct 2017

Demokracia në Veprim ka raportuar se sot në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

‘’Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar’’, thuhet në raport.

KQZ ka bërë të ditur se përveç një vendvotimi në Cerabreg të Deçanit, të gjitha vendvotimet tjera në terë Kosovën janë hapur me kohë, që nga ora 7:00 e mëngjesit.