Enver Petrovci spiun serb?!
Aktori i famshëm kosovar Enver Petrovci, i cili kulmin e karrierës së tij e kishte arritur në Beograd, ka dhënë një intervistë për gazetën serbe ‘Kurir’. Gazeta Metro ka përkthyer këtë intervistë dhe e publikon të plotë dhe pa ndërhyrje.
Më poshtë intervista e plotë e publikuar në Kurir:
Në kujtimet e viteve të gjashtëdhjeta Enver Petrovci (63) është më së shumti i njohur për rolet e Mitkes në “Koshtana” dhe të Istrefit në pjesën teatrale “Kosancicev venac” (Kurora e Kosancic’it).
Artisti më i dashur shqiptar në ish RSFJ e ka mbajtur repertorin e Teatrit Popullor, Ateles 212 dhe Teatrit beogradas të dramës, dhe sot jeton paksa i harruar në Prishtinën e lindjes dhe kohë pas kohe në Tiranë.
“Enveri me krenari thotë se është rritur në shtëpinë e cila kufizohet me oborrin e kishës ortodokse Shën Nikolla. Për këtë mediet lokale shpesh e quajnë spiun serb, ndërsa arsyeja që ta bëjmë intervistën e javës për Kurir ishte roli hit në serialin “Hijet mbi Ballkan”, shkruan gazeta serbe Kurir dhe transmeton gazetametro.net.
Çfarë përshtypje ka lënë te ju Dragan Bjelogrlic’i?
Rastësisht pashë në Facebook video trajlerin për serialin “Hijet mbi Ballkan” dhe desha të luaj në të. Nuk munda të besoja se këtë mund ta xhirojë dikush në Ballkan. Spoti dukej shumë i shtrenjtë, sikur në serial janë investuar miliona në kostume, vetura të vjetra…. Iu lajmërova Bjelogrlic’it dhe i shkrova se kjo ishte si në Holivud. Së shpejti pasoi edhe thirrja e tij. Dëshirova të luaja diçka te ai, ndërsa mua më habiti se po xhiron TV serial e jo film. E pranova rolin me kënaqësi dhe nuk pyeta për honorar. Për herë të parë këtë e thash si një artist i rryer.
I keni xhiruar skenat e juaja edhe në Maqedoni.
Isha shkurt në Manastir. Jetoj në një mes ku gjithçka është ndalur, ndërsa energjia të cilin e mban Bjelogrlic është fenomenale. Ai është një nga aktorët e rinj i cili më ka tejkaluar. E kam njoftuar që kur ishte student gjatë xhirimit të “Jeta më e mirë”.
A e ndieni dëshirën që të ktheheni në Beograd, ku keni bërë emër dhe karrierë të shkëlqyer?
Më vjen keq që do të vdes e nuk do të luaj edhe një herë në “Koshtana”. Shkrimtari Bora Stankovic këtë e ka shkruar për mua, e di me siguri. Kam dëgjuar se po e bëjnë pjesën teatrale “Koshtana” me sllovenët e pa mua. Jam i gatshëm të luaj në atë pjesë. Nuk pyes për kushte dhe honorar. Të kthehem në pyetje, kur ishte shënimi i gjysmë shekulli të Atele’së 212, Boris Tadic’i më thirri dhe më tha: “Çka k…n po bon atje poshtë, publiku të do dhe këtu e ke vendin”. E thirra drejtorin e Teatrit Popullor, emri i të cilit nuk më kujtohet, që t’mi plotësojë të gjitha dëshirat. Drejtori ma caktoi takimin për orën 10 të ditës së ardhshme në të cilin nuk shkova, e sikur të shkoja, e di se do të mbetesha në Beograd.
Në fillim të karrierës e zgjodhët Atele’në 212 e jo TPJ’në. Përse?
Atje ishin kushtet e shkëlqyeshme, si dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Të jesh në bufe në atë shoqëri. I kam njohur njerëzit më të mençur të Beogradit dhe kam shkuar t’iu blej cigare vetëm që të më pranojnë në shoqëri. Natyrisht se më kanë pranuar.
Gaga Nikolic ju ka dërguar që t’i blini cigare?
Isha krenar që më zgjodhi mua t’i blej cigare. Ka pasur në Atele 212 lloj lloj shakash por jo edhe urrejtje.
Keni pasur ofertë nga Holivudi. A pendoheni sot për shkak të vendimit të juaj të mbeteni në Jugosllavi?
Tani më vjen keq që kam mbetur. Nuk shoh më perspektivë. Lufta shkatërroi gjithçka. Jeta po më përfundon, dhe unë tashmë 20 vite nuk kam punuar asgjë serioze. Seria e Bijeli’t është si ndonjë ëndërr. Mundimi im ta mësoj gjuhën serbe nuk është i nevojshëm. Askush nuk më pyet në atë gjuhë. Më mirë ta kisha mësuar anglishten. Më nuk i nevojitem askujt.
A ka punë për aktorët në Kosovë?
Tek tani jam duke mësuar gjuhën shqipe. Nuk e kam atë siguri sikur flas serbisht në skenë. Nuk do të kisha guxuar të improvizojë në gjuhën shqipe.
Si t’i ndërtojmë përsëri këto ura të rrënuara?
Mund të urrehemi me shekuj, por herë do kurdo duhet të kuptojmë se duhet të kalojmë njëri afër tjetrit. Duhet të na jenë shembull sportistët dhe artistët. Nuk jemi të detyruar t’i presim politikanët.
Politikanët na kanë armiqësuar?
Populli do të pranoj nga politikanët edhe dashurinë edhe urrejtjen. Në Bosnje kam thënë se do të shpërthejë, kurse një piktor nga Mostari nuk më besoi. Ishte më e përgjakshme se në Kosovë.
Si e keni mbajtur në mend Titon?
Kurrë nuk kam qenë në Partinë Komuniste. Evropa sot po e imiton atë. Arriti të krijojë një shtet serioz. Çdokush e fliste gjuhën e vet dhe askush nuk kishte neveri për këtë. Sot është evropian, ndërsa dikur ka qenë “unë jam jugosllav”. Ai ka pasur myslimanë, katolikë dhe sektarë… E shpërbënë Jugosllavinë për të krijuar Evropën. Ndryshe nuk mundem t’ia sqarojë vetes shpërbërjen e RSFJ’së.
Sot i zënë për të madhe Josip Brozit se ishte diktator.
Tito ishte diktator sepse nuk ke guxuar ta shash vetëm atë. Partinë ke mundur ta kritikosh sa kishe qejf. Sot mund të shajmë presidentë, por nuk ka kurrfarë dobie. Jetojmë në diktaturë më të madhe se atëherë.
Flisni për Kosovën?
Absolutisht. Jetojmë në diktaturë. Nuk ke siguri nëse deklaron diçka kundër pushtetit. Menjëherë je në listën e zezë, nuk ke punë. Thjeshtë, nuk ekziston.
Në Kosovë ju quajnë spiun serb.
Kur është e nevojshme, unë jam patriot, e kur nuk duhet, jam spiun serb. Nëse i kritikoj, thonë se po loboj për Serbinë. Këtë nuk e bën populli. Ata mua më donë, më vlerësojnë. Dinë të thonë se jam aktor i madh dhe shqiptar, ndërsa unë e di se çfarë jam. Kurrë askush nuk më ka blerë. Gjithmonë e kam thënë atë çfarë kam menduar. Kjo më ka kushtuar shumë herë dhe nuk më dhimbset. Kam thënë se e kam pasur mirë në Beograd. Te ne ka politikanë të cilët kanë qenë të martuar me serbe, dhe këtë e fshehin. Dikur kemi qenë më të lirë, më të sigurt, kemi punuar dhe kemi fituar më shumë.
A keni kontakt me kulturën serbe në Kosovë?
Vetëm nëpërmes të televizionit. Filmat e Emir Kusturicës janë shumë të popullarizuar, kohëve të fundit kam shikuar “Kush këndon atje” të Dusan Kovacevic’it dhe Slobdan Sijan’it. Në Shqipëri më shpesh emetohen filmat nga Serbia.
Kë e vlerësoni nga njerëzit e atjeshëm nga jeta publike?
Ish futbollistin e Partizanit, Fadil Vokrrin. Gjithmonë është mbajtur si njeri. Kurrë nuk kam dëgjuar se ai ka deklaruar diçka të keqe. Është politikan më i mirë se unë. Ndoshta do të shikojmë ndeshjet e Partizanit dhe Zvezdës në Prishtinë. Këtu ka ende simpatizues të tyre./gazetametro.net.