Enver Hasani ka nje lajme bombe per Thaqin,Veselin dhe Haradinajn!

  22 Dec 2017

Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, deklaroi ekskluzivisht për KALLXO.com se pa ndryshimin e bazës kushtetuese të Ligjit për Dhomat Speciale nuk mund të shfuqizohet ligji që e themelon këtë gjykatë.

Ai the se me këta hapa “Kosova futet në zonën e përgjegjësisë ndërkombëtare si shtet”.

Hasani më tej shpjegon se ndryshimi i bazës kushtetuese duhet të bëhet me të njëjtën procedurë që është miratuar.

 

“Këtu nuk shtrohet çështja e ndryshimit të ligjit por e bazës kushtetuese. Me ndryshimin e Kushtetutës është delegu një pjesë e pushtetit të gjyqësorit në bashkësinë ndërkombëtare”, tha për KALLXO.com, Enver Hasani.

Më tej ai shton se “shfuqizimi i Ligjit për Dhomat Speciale nuk ka bazë nëse nuk shfuqizohen amendamentet e Kushtetutës që i kanë dhënë bazë Gjykatës Speciale.

“Pra, pa shfuqizimin e amendamenteve kushtetuese nuk mund të bëhet shfuqizimi i një detyrimi ndërkombëtar të Kosovës”, tha Hasani

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.