Eni Koci ndahet nga Genc Prevlukaj?

Këngëtarja Eni Koçi këto kohë ka qenë mjaft e përfolur në mediet rozë.

Ka disa muaj që ajo është në lidhje me reperin Genc Prelvukaj, por që asnjëra nga ta nuk e ka pranuar një gjë të tillë deri tani.

Madje ata sollën dhe një bashkëpunim, kënga me titull “Vetëm ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

E sot bukuroshja nga Tirana ka publikuar një foto ku po duket mjaft bukur, por ajo çfarë bie në sy është përshkrimi i fotos.

“Tani jemi dy te huaj me kujtime te njejta…” ka shkruar ajo në foton e publikuar, e që sigurisht është tekst i ndonjë projekti të ri.