Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala ka ardhur më një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.
Shala thotë se para masës së taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, ai ka marrë edhe vendime tjera ndaj këtyre vendeve që nuk po respektonin Kosovën.
“2 javë para masës 100% kam ndaluar që në Kosovë të futen mallra me emra si “Kosovo i Metohija”. Qysh në hyrje në fuqi të asaj mase ka pasur rënie të produkteve nga këto vende, pasi të njëjtat nuk kanë dashur ta njohin Kosovën në emrin e vet kushtetues”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, zyrtari i NISMA-s thotë kjo parti do të bëj koalicione pas zgjedhore vetëm në bazë të përputhshmërisë programore.
Koalicioni PAN, Shala thotë se ka mundur të funksionojë më mirë por sipas tij ka munguar bashkëpunimi i mirëfilltë dhe tanimë dihet që rrugët i kanë ndarë.Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë ka komentuar edhe disa nga figurat politike.