Elita Rudi ‘plas’ nga xhelozia kur Gjiko rrethohet nga femrat!

  26 Oct 2017

Edhe pse Elita e ka parasysh se i tillë është profesioni i reperit, njëherit të dashurit të saj Gjiko, duket se nuk përmbahet kur vije puna tek femrat, shkruan Kosovarja.

Çifti, çdo ditë e më tepër po shfaqen më të lumtur krah njëri-tjetrit, gjë që jep përshtypjen e një lidhjeje të përforcuar e madje shumë serioze.
Veç kësaj, kemi rastin të kuptojnë se kush nga ta, shpreh xhelozinë më tepër në relacionin e tyre, ani pse që të dy figura publike dhe mjaft të dashur nga publiku. Epo siç ndodh në shumicën e lidhjeve, femrat shprehin haptazi xhelozinë kur ka tendenca për të depërtuar në ‘territorin’ e tyre, njësoj ka vepruar edhe Elita.


“Spo muj me kap prej femnave”, ka shkruar moderatorja në një postim që ka bërë së fundi, derisa shihet që Gjiko është në një koncert dhe Elita si përcjellëse e tij, vëzhgon çdo situatë në të cilën ndodhet i dashuri kur rrethohet nga fanset e flakta të tij.