Cristiano Ronaldo ka munguar në seancën stërvitore të Real Madridit, derisa Jordi Alba po ashtu nuk është stërvitur fare me Barcelonën.
Megjithatë, merret vesh se Cristiano Ronaldo ka stërvitur, por i vetëm, dhe larg nga grupit të lojtarëve të Realit, transmeton Express.
E njëjta gjë vlen edhe për Alban, i cili ka punuar në bazë të një programi individual dhe jo me pjesën tjetër të skuadrës.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga ndeshja më e pritur e futbollit në botë, të dy lojtarët do të kërkojnë ta rikthejnë formën fizike dhe të jenë në formacionin startues të skuadrave të tyre përkatëse. /Express/